10:24 / E Martë, 30 Prill 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Klinë, sulmoi policët

Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe se kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Ismail Qemajli, Klinë 29.04.2024-19:12.  I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/