75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Lipjan, dyshohet se ngacmonte vazhdimisht një burrë tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në Lipjan. Sipas njoftimit, një burrë ka njoftuar se vazhdimisht është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti në polici është raportuar të mërkurën rreth orës 21:30. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 25.09.2024 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.