75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 04 Korrik 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Lipjan, e rrahu vajzën e tij dhe e bëri për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur një ditë më parë në Lipjan, ku viktimë është një vajzë, e cila u rrah nga babai i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 “Lipjan  03.07.2025-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/