75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 21 Mars 2024 / MSH

Arrestohet një burrë në Lipjan, rrahu dy vajzat e mitura

Një person ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme në Lipjan, raporton Indeksonline.

Sipas njoftimit të policisë, viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”./Indeksonline/