75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 30 Gusht 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, ngacmoi seksualisht një shtetase të huaj

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, pasi që ka ngacmuar seksualisht një femër, shtetase e huaj.

“Mitrovicë Jugu 29.08.2024-12:00. Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas  intervistimit me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/