Arrestohet një burrë në Obiliq, kërcënoi policët
Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Obiliq, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë një ndalese në trafik.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur, më 4 janar rreth orës 21:47, kur i dyshuari, mashkull kosovar, gjatë ndaljes dhe kontrollit policor ka shfaqur sjellje arrogante dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai gjatë ndaljes dhe kontrollit në trafik kishte pasur sjellje arrogante dhe kishte kanosur dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

