75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Partesh, kërcënoi me armë gruan e tij

Një burrë është arrestuar në Partesh, pasi që kishte kërcënuar me armë zjarri gruan e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

“Partesh  05.11.2025 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri kishte kanosur bashkëshorten e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe në pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline./