Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se kanosi një grua

Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi ai ka kanosur një grua.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.