75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Pejë, e rrahu babain dhe kunatën

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi që kishte ushtruar dhunë në familje. Policia raporton se i dyshuari kishte rrahur babain dhe kunatën e tij. Ndërsa kishte dëmtuar dhe veturën.

“Pejë  04.12.2024-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, babait dhe kunatës, po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe veturën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/