75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 06 Mars 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje për pronën i rrahu dhe kërcënoi me armë vëllanë dhe kunatën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i kishte sulmuar fizikisht dhe kërëcnuar me armë vëllain dhe kunatën. E gjithë kjo kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth një prone.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. “Kamer Loshi”, Prishtinë  05.03.2025-13:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllanë dhe kunatën e tij. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/