75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / S Z

Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual ndaj një gruaje dhe dy vajzave të mitura

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në rrugë ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht një femër.

Po ashtu, bazuar në deklaratën e një dëshmitareje femër kosovare, i dyshuari ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara, të moshës rreth 10–11 vjeçe.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai në rrugë ka përcjellë dhe  ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas një dëshmitare femër kosovare, i dyshuari po ashtu ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara të moshës rreth 10 -11 vjeçe. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.