09:53 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Prishtinë, shpërndau numrin e telefonit të kolegës së tij

Një burrë është arrestuar në Prishtinë,  për ngacmim ndaj kolegës së tij. Viktima femër ka raportuar se kolegu i saj ia ka shpërndarë numrin e telefonit tek disa persona, të cilët pastaj e kanë shqetësuar atë. Si pasojë e gjendjes emocionale, viktima është dërguar për trajtim mjeksor.

“NGACMIM. Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës..