75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Prizren, kërcënoi vëllanë e tij

 Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një burrë është arrestuar, pasi që kishte kërcënuar vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të së hënës. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Prizren / 30.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar m/k, pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/