09:43 / E Martë, 23 Maj 2023 / S Z

Arrestohet një burrë në Prizren, rrahu gruan dhe vajzën

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/