75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / S Z

Arrestohet një burrë në Rahovec, s’respektoi urdhrin e gjykatës, dëboi nga shtëpia gruan me tre fëmijët

Një burrë është arrestuar në Rahovec, pasi që nuk e kishte respektuar urdhrin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan dhe tre fëmijet e tyre.

Viktima kishte urdhër mbrojtjeje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mospërfillje e urdhrit të gjykatës.  Rahovec/ 15.02.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës ndaj viktimës femër kosovare, duke e larguar viktimën nga shtëpia me tre fëmijët e tyre. Viktima kishte urdhër mbrojtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.