09:18 / E Enjte, 25 Prill 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Shtime, sulmoi seksualisht një femër

Një burrë nga Shtimja është arrestuar, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Shtime 24.04.2024 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/