Ngacmoi seksualisht një të mitur në ashensor, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi që kishte ngacmuar seksualisht një femër të mitur në ashensor.
“Vushtrri 26.02.2026 – 22:25. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në ashensorin e objektit banesor është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

