75 Mall Live Search
10:32 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / Gj. Sh

Arrestohet një burrë për sulm seksual në Podujevë

Është arrestuar një burrë dje në Podujevë nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 08.03.2024 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën  femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.