75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / S Z

Arrestohet një burrë, tentoi ta dhunonte një femër

Një burrë është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi që kishe tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale me një femër,  pa dëshirën e saj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërgur në mbajtje. Ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10.12.2024-15:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/