75 Mall Live Search
09:51 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / P M

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet për ngacmim

Një burrë është ankuar në polici në Prishtinë, përshkak se një i dyshuar ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur vajzën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, kurse pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 02-07.11.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se në mënyrë të përsëritur po e ngacmon vajzën e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.