13:29 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një femër, e falsifikoi pasaportën

Dje është dërguar në mbajtje një shtetase e Shqipërisë.

Ajo në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të Polonisë në emër të një femre e cila pasaportë dyshohet se është e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/