75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / L K

Arrestohet një femër në Gjakovë, deklaroi rrejshëm në lidhje më zhdukjen e një personi

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta kishte deklaruar rrejshëm lidhur më një zhdukje.

Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur-i gjetur dhe deklarim i rremë”.

“Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.