09:13 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një femër në Mitrovicë, i konfiskohen pistoleta me fishekë

Në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë është arrestuar një femër.

Sipas raportit të Policisë, gjatë  kontrollit të veturës në të cilën kishte qenë duke e drejtuar është gjete dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 10 fishekë, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, e dyshuara  është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/