Arrestohet një femër në Pejë, dyshohet se i vjedhi një personi kuletën me para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Pejë për të cilën dyshohet se i vjedhi një personi në Pejë, një kulete më para dhe me dokumente.
“Pejë 25.01.2020-13:00. Lidhur me rastin me datën 24.06.2020 për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale të vjedhjes është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se viktimës mashkull kosovar ia kishte vjedhë kuletën me para, dokumente personale dhe kartelën e bankës me të cilën kartelë në bankomat me datën kur ishte kryer vjedhja- ishin tërheqë para. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/