11:16 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një femër në Pejë për mos posedim të lejes së ndërtimit

Gjatë ditës së djeshme në Pejë, rreth orës 11:00, është arrestuar një femër.

E njëjta ka vazhduar me ndërtim të shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit.

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/