Arrestohet një femër në Prishtinë, gjuajti me armë në një aheng

Policia e Kosovës dje pasdite, rreth orës 16:25, ka arrestuar një femër në Prishtinë, në rrugën “Fatbardha Gega”.
Ajo u arrestuar pasi kishte shtënë me armë në një aheng familjar, transmeton Indeksonline.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet./Indeksonline/