75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 26 Shtator 2023 / S Z

Arrestohet një femër në Prishtinë, sulmoi policët

Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor. Si pasojë e lëndimeve të marra, zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë/ 25.09.2023-13:32.  Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/