75 Mall Live Search
10:03 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Arrestohet një gjakovar, dyshohet se sulmoi fizikisht gruan dhe babain e tij

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë familjare.

Në Gjakovë një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij, transmeton IndeksOnline.

Gjakovë 12.11.2020 – 00:00. Është raportuar se i dyshuari m/k ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij. Viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/