Arrestohet një gjakovar, kanosi një polic

Një person ka përfunduar në pranga, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana”, dje rreth orës 12:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur një zyrtar policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës” thuhet në raportin policor.
I dyshuari, u intervistua në stacion policor.
Më pas, me vendim të prokurorit, i njëjti u dërgua në mbajtje.