75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / FR

Arrestohet një grua dhe një burrë në Deçan për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë në Deçan.

Të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur kartelat bankare të personave me aftësi të kufizuara për të tërhequr pensionet e tyre, në bashkëveprim për përfitime pasurore.

Policia ka kryer kontrolle në tri lokacione dhe ka sekuestruar prova materiale, përfshirë kartela bankare, armë zjarri dhe dokumente të tjera.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Deçan 2024 – NN. Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve. Janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë seksutruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësht të policisë.