Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, rrahu disa fëmijë në oborrin e shkolles

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar disa fëmijë në oborrin e shkollës. Më pastaj e dyshuara ka sulmuar dhe babain e fëmijëve, të cilët i kishte rrahur.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR. Fushë Kosovë / 05.02.2024-16:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.