09:39 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet një grua në Gjakovë, e kanosi me jetë zyrtaren e QPS-së

Policia ka arrestuar një grua të dyshuar, pasi që ka kanosur me jetë punëtoren e Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë.

Viktima grua, ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kanosje ndaj personit zyrtar.

Gjakovë 28.09.2022 – 09:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur me jetë punëtoren e Qendrës për Punë Sociale viktimën femër kosovare gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.