Arrestohet një grua në Gjakovë, rrahu djalin e motrës
Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që ka sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj, i cili ishte i mitur.
“Gjakovë 02.12.2024 – 21:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj (i mitur). E dyshuara pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/