75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 30 Prill 2026 / S Z

Arrestohet një grua në Mitrovicë, theri me thikë një burrë

Një grua në Mitrovicë është arrestuar, pasi që kishte therë me thikë një burrë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.  

“Mitrovicë e Jugut- 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ajo dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/