Arrestohet një grua në Pejë, rrahu vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër pasi një javë më parë e kishte rrahur vajzën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë dhe e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është identifikuar dhe më pas arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që javë më parë e kishte rrahur vajzën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.