Arrestohet një grua në Podujevë, ushtroi dhunë psikike ndaj partnerit
Një grua është arrestuar në Podujevë pasi e njëjta dyshohet për dhunë psikike ndaj bashkëjetuesit të saj.
Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur ditën e djeshme.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

