Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi policen pas një aksidenti trafiku

Një grua është arrestuar në Vranidoll të Prishtinës, pasi që pas një aksidenti trafiku, ka sulmuar zyrtaren policore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.
“Sulm ndaj personit zyrtar. Fsh. Vranidoll, Prishtinë / 23.03.2025 – 19:45. Gjatë një aksidenti trafiku është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta duke i penguar në kryerje të detyrës si dhe e ka kryer veprën e lartcekur ndaj zyrtares policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./