Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi policin

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar një zyrtar policor. Policia raporton se e dyshuara nuk kishte zbatuar urdhrin e zyrtarit policor në një pikë kontrolli të veturave dhe më pas e kishte sulmuar atë.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 26.09.2024 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhrin e zyrtarit policor dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/