Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte tentuar ta sulmojë me thikë burrin e saj. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.
“Rr. Indrit Caran, Prishtinë 26.06.2025, 20:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij e dyshuara femre kosovare ka tentuar ta sulmojë me thikë. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./