Arrestohet një grua në veri, kishte goditur me thikë burrin e saj
Një grua është arrestuar në veri, pasi që kishte goditur me thikë burrin e saj. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërkaq pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë – Veri 08.11.2025 – 22:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e kishte goditur me mjetë të mprehtë – thikë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

