75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohet një hajn në Ferizaj, dënohet me dy vite burg

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 19:00, ka arrestuar një person në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, bëhet fjalë për personin e kërkuar me inicialet B.B, i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy (2) vite.