Arrestohet një hajn në Ferizaj, së fundi e kishte vjedhur një motoçikletë

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të vjedhjes së një motoçiklete, policia në Ferizaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar.
Me këtë rast është gjetur motoçikleta e vjedhur e cila është sekuestruar, transmeton IndeksOnline.
Vjedhja e motoçikletës ishte raportuar para një jave në rrugën “Enver Topalli”.
Po ashtu sipas hetimeve janë siguruar informacione se i dyshuari ka qenë i përfshirë edhe në disa raste tjera të vjedhjes, i cili në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/