16:02 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Arrestohet hajni që vodhi në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për vjedhjen që ka ndodhur në  fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

“Nga hetuesit policor të stacionit- Veri në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person të dyshuar. Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm të jetë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeri.

Ahmeti ka thënë se rasti i vjedhjes ka ndodhur më 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arritur që me forcë të depërtonte brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë parash, si edhe stoli ari.(vlera në total arrin mbi 7.000 euro)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i  dyshuar është:

F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar,

Ahmeti theksoi se pas arrestimit me autorizim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.