75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 13 Janar 2026 / KV

Arrestohet një i dyshuar, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.