Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për mbajtje të paautorizuar të armës

Patrulla Policore në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.