75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Prizren

Ditën e djeshme, nëpër mes platformës  “ Lajmëro Policin “ policia  ka marr informatë se ka dyshime se në një familje në fshatin Studenqan të Suharekës ka dhunë në familje.

Nëpër mes Platformës “ Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari  kanos viktimën gruan e tij  dhe e mban me forcë në shtëpi, ai ia kishte marr kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të shoqes dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte për në Suedi, ku viktima me familjen e saj jetonte që një kohë, deri para katër muajve.

Policia i është përgjigj informacionit dhe rreth orës 16:20 ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe  viktimën së bashku me dy fëmijët e saj.

Është intervistuar viktima e cila deklaroi se i dyshuari po e fyente me fjale ofendues, po e izolonte dhe po e kanoste “kam me te vra , kam me te mbyt”, sipas viktimës i dyshuari ia kishte marr kartelën e bankës dhe dokumentin e nënshtetësisë se djalit te tyre dhe nuk po e lejonte që të shkoj  në Suedi.

Policia është konsultuar me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij  është iniciuar rast “Kanosje-Dhunë në familje”, i dyshuari ndalohet për 48 ore, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.