Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Një person është arrestuar ditën e djeshme për rastin e dhunimit të ndodhur me 22 qershor të këtij viti.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Prishtinë 22.06.2022-10:00. Lidhur me rastin, gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.