75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim parash’

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informatën se një i dyshuar në veturën e tij ka para të falsifikuara.

Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjilan ka reaguar menjëherë, ka arritur të gjendet dhe të ndalohet vetura të cilën e drejtonte B. B. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).Gjatë kontrollit të veturës dhe të të dyshuarit janë gjetur 220 euro monedha metalike dhe një sasi e pakove të cigareve.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë ku po ashtu janë konfiskuar një sasi cigaresh të llojeve të ndryshme.

Tre të dyshuar janë arrestuar lidhur me këtë rast dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. I dyshuari B.B. ndalet në mbajtje deri në 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.