Arrestohet një i dyshuar për raste të vjedhjeve në Gjakovë
Të dielën rreth orës 09:30, Policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin E.F., mashkull i moshës madhore, i cili dyshohet për përfshirje në dy raste, “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”. I dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Objekt i vjedhjeve kanë qenë kryesisht mjete pune, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti i ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, njësiti i hetimeve ka realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me rastet e vjedhjes.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa nga mjetet e dyshuara, të cilat më pas i janë kthyer pronarit legjitim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vazhduar me veprime profesionale dhe të pandërprera në shërbim të qytetarëve./IndeksOnline/

