16:42 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj, mëson Indeksonline.

Lidhur me këtë sulm janë duke u intervistuar edhe shumë persona të tjerë.

Sulmi nga disa të rinj të Ferizaj është i dyti brenda javës pas atij në Komunën e Lipjanit.

Ai është dënuar nga institucionet shtetërore dhe nga organizatat të shumta joqeveritare. /Indeksonline/